Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shokuese, një fëmijë mbahet i lidhur si kafshë në kasolle
English

Shokuese, një fëmijë mbahet i lidhur si kafshë në kasolle

Kinë, 6 gusht, NOA – Pamjet një fëmije të lidhur në një kasolle me zinxhirë po shokojnë botën. Një fëmijë rreth 12 vjeç mbahet i lidhur me zinxhir njëlloj si një qenë në Kinë.

Djali quhet Cai Changing dhe është nga fshati Erlongshan në Harbin, provincë në veri-lindje të Kinës. Ai mbahet i lidhur jashtë shtëpisë së xhaxhait të tij.

Fëmija mbahet prej dy vitesh në këtë gjendje skandaloze. Xhaxhi i tij u ka thënë autoriteteve se është detyruar të marrë këtë masë, pasi fëmija vuan nga të meta mendore.

Xhaxhai Huan thotë se herën e fundit që djali ka qenë i lirë është larguar dhe është goditur nga një makinë në rrugë. Pamjet kanë sjellë dhe reagimin e institucioneve ndërkombëtarë të të drejtave të fëmijëve. Ndërkohë që rasti i 12-vjeçari nuk është i vetmi në Kinë.

a.k/NOA

KOMENTE