Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama nderon 31 ushtarët e vrarë në Afganistan
English

Obama nderon 31 ushtarët e vrarë në Afganistan

SHBA, 7 gusht 2011, NOA - Presidenti amerikan Barak Obama, ka vlerësuar sakrificen e jashtëzakonshme të 31 ushtarëve amerikanë të vrarë në Afganistan, pasi helikopteri e tyre u rrëzua nga talebanët.

Obama gjithashtu ka nderuar shtatë ushtarët afganë të cilët u vranë gjatë një operacioni anti-taliban.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen është shprehur se është "thellësisht i trishtuar" nga vdekjen e 31 ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Rasmusen ka shprehu "solidaritet të fortë" të NATO-s me Shtetet e Bashkuara dhe Afganistanit pas tragjedisë

Burimet kanë konfirmuar për AP se më shumë se 20 ushtarë të njësitit që ka vrarë Osama bin Ladenin, janë në mesin e të vrarëve pas sulmit në helikopterin amerikan nga ana e talebanëve. Shumica e 31 ushtarëve amerikanë që u vranë pas një sulmi të talebanëve në helikopterin e tyre janë pjesë e Njësitit Special SEAL 6. Ishin pikërisht pjesëtarët e këtij njësiti që e kryen operacionin e kapjes dhe vrasjes së kryeterroristit botëror, Osama Bin Laden. Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin ndaj helikopterit. Mohammad Hazrat Janan, tha se kryengritësit goditën amerikanët teksa ata po ktheheshin nga një operacion.

a.q/NOA

KOMENTE