English

Policia: Breivik ka vepruar i vetëm

Oslo, 7 gusht 2011, NOA - Anders Behring Breivik, autori i masakrave të 22 korrikut, në Oslo të Norvegjisë, ka vepruar i vetëm. Rezultati paraprak është dhënë nga policia norvegjeze, e cila po kryen hetimet.

Zyrtari policor që po drejton hetimet, Christian Hatlo tha se, gjithçka të bën të mendosh se ai ka qenë i vetëm gjatë sulmeve. Anders Behring Breivik, simpatizant i ekstremit të djathtë dhe kundërshtar i rrymës islamike, u arrestua nga policia pas atentateve në Oslo dhe ishullin Utoja. Gjatë marrjes në pyetje nga policia ai deklaroi se kishte në plan të godiste edhe objektiva të tjerë, mes të cilëve pallatin mbretëror dhe selinë e Partisë Laburiste.

a.q/NOA

KOMENTE