Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aristotel Guma, u prehtë në paqe!
English

Aristotel Guma, u prehtë në paqe!

Vdekja e të burrëruarit, nuk quhet vdekje! Kështu shkruhet në greqisht, në bustin e të ndjerit Aristotel Guma, i cili, i mbuluar me flamurin grek u vendos ditën e djeshme në hyrje të kishës në Himarë

Thimi Samarxhi

Emri i Gumës do të mbahet mend për një kohë të gjatë, pasi vdekja e tij zgjoi tek shumë nacionalistë helenë, heroin e ëndrrës së kahershme për Vorio- Epirin. Rregullat e mortit u shkelën. Për “nacionalistët radikalë”, pak rëndësi kishte emri i të vdekurit dhe aq më pak arsyeja e vdekjes së tij. Për ta, vdekja kishte prapavijë nacionaliste. “E vranë se foli greqisht”; “Shqiptarët vranë birin tonë”; “Aristotelis Gumas u vra për gjuhën e tij”... këto e dhjetëra tituj të tjerë kishin mbushur faqet e para të gazetave të shtetit fqinj dhe aq më i ashpër bëhej debati në sitet e shumta në internet. Për qëllimet tashmë të njohura të fqinjëve tanë jugorë, duhej një martir. E gjetën dhe e formësuan një të tillë, në aksidentin fatkeq të ndodhur në Himarë. Aristotel Guma u aksidentua (qëllimisht ose jo, mbetet ende një çështje e drejtësisë). I ndjeri Guma nuk humbi jetën për gjuhën e kombit të tij, të paktën siç treguan dëshmitarët e asaj ngjarjeje të rëndë. Aksidenti tragjik, që i mori jetën 35-vjeçarit erdhi pas konflikteve të një grupi të rinjsh vlonjatë, ca të dehur nga alkooli, e ca të rrëmbyer nga modele “të fortësh”. I vdekuri asnjëherë nuk shahet, gjykohet apo keqpërdoret. Ky ligj i pashkruar, por i trashëguar brez pas brezi u thye 1 vit më parë në Himarë. Rëndësi kishte që i ndjeri fliste greqisht dhe menjëherë kryefjala e vrasjes ishte “vrasja për shkaqe nacionaliste”. Një vit më parë, të gjithë dënuan ngjarjen. Duke nisur që nga krerët më të lartë të shtetit tonë. E megjithatë, ky qëndrim nuk i ndali deri edhe qarqet e larta diplomatike të Athinës ta fusnin çështjen “Guma” në kalendën e problemeve të hapura me Shqipërinë. Një vit më vonë, nacionalistët grekë u rikthyen sërish në Himarën që nuk drejtohet më prej kreut të OMONIA-s, Vasil Bollano.

Dje, busti i të ndjerit Aristotel Guma u vendos në hyrje të Kishës Ortodokse në Himarë, edhe falë vendosmërisë së Këshillit Bashkiak, që tashmë përpiqet të ngushtojë hendekun e krijuar artificialisht prej vitesh, në emër të himariotëve. Nën tingujt e himnit grek, përfaqësues të lartë të Ambasadës Greke në Tiranës, politikanëve shqiptarë, por edhe përfaqësues të shoqatave që punojnë për Vorio Epirin, zbuluan bustin e punuar në Greqi me portretin e të ndjerit Guma. Ceremonia mund të konsiderohet megjithatë “private”, përsa kohë ndodhi brenda oborrit të Kishës. Përkundër pritshmërive, nderimi i paqtë i Aristotel Gumës tregoi se pakkush në Himarë e gjetkë “farkëton” urrejtjen dhe përdorimin e tij, si flamur të nacionalizmës. Αναπαύσου εν ειρήνη – U prehtë në paqe!

KOMENTE