English

Dhunohet mjeku kirurg në Korçë, policia: Për shkak të detyrës

Korçë, 8 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Një mjek ka mbetur i lënduar pasi është goditur fizikisht në Spitalin e Korçës, policia thotë se ngjarja erdhi për shkak të detyrës së kirurgut.

Korrespondentja e agjencisë NOA raporton se të dielën e djeshme gjatë pasdites, rreth orës 18.00, Kostaq Kristo 23 vjeç, banues ne Maliq - Korçë, ka goditur një mjek në Spitalin Civil Korçë.

I dëmtuar në këtë histori ka mbetur kirurgu 57 vjeçar nga qyteti i Korçës, Nikolla Nunka. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe tha se Nunka u godit për shkak te detyrës.

Në këto kushte për të riun maliqas, Kristo, filloi procedimi penal ne gjendje te lirë. Vepra penale qe rendon ndaj tij është ”Goditje për shkak te detyrës” dhe materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë per veprime te mëtejshme.

Kohët e fundit ka një shtim të rasteve kur mjekët në spitale, sidomos në Korçë dhe Elbasan, dhunohen në punë. Kjo sipas të dyshuarve vjen për shkak se ata nuk bëjnë punë e tyre korrekte dhe kërkojnë ryshfete duke qenë vazhdimisht të zhytur në korrupsion.

Për më tepër në Korçë shpesh ka pasur dhe denoncime për vdekje të dyshimta pacientësh dhe ku mjekët piketohen si shkaktarë të humbjes së jetës së tyre.

a.f/NOA

KOMENTE