English

G7 angazhohet: Do të përkujdesemi për stabilizimin e tregjeve financiare

Frika nga turbulencat e reja në tregjet ndërkombëtare të aksioneve dhe pasojat e paparashikueshme për ekonominë botërore ka vënë në lëvizje shtetet më të industrializuara të botës.

Pas disa bisedave telefonike të grupit G7, shtatë kombet më të industrializuara të botës siguruan se në rast nevoje do të përkujdesen bashkërisht për likuiditetin dhe stabilitetin e tregjeve financiare.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy ritheksuan të dielën në mbrëmje angazhimin e tyre në eurozonë.

një deklaratë të përbashkët thuhet se vendimet e samitit të 21 korrikut duhet të zbatohen shpejt, citon radio DW.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy, aktualisht kryetar i G7 dhe G20, foli më parë për krizën e borxheve me kryeministrin britanik David Cameron.

KOMENTE