English

Monitori 3D për Playstation i Sony nuk do të komercializohet këtë vit

Finlandë, 8 Gusht NOA - Sony ka komunikuar se monitori i saj 3D për Playstation 3 alias PS3 nuk do të lançohet në treg në periudhën e Krishtlindjeve, por do të komercialzohet 31 dhjetor e ardhshëm.

Një lajm jo i mirë ky për shumë përdorues, ashtu si dhe vetë për shoqërinë në fjalë, që duhet thënë se do të humbasë një vit kohë për hedhjen në treg të këtij ekrani.

Modeli me një madhësi prej 24 polësh do të shitet së bashku me një palë syze 3D të paketuara në një çift me Motorstorm Apocalypse, që suporton teknologjinë SimulView, e cila formon një lloj ekrani të ndarë me divizione imazhesh të veçanta.

r.b/NOA

KOMENTE