Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi më i varfëri ndër politikanët shqiptarë
English

Thaçi më i varfëri ndër politikanët shqiptarë

Shkup, 8 gusht 2011, NOA - Politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk janë edhe aq të pasur, sa pretendohet. Të paktën ata kështu janë deklaruar për pasurinë e tyre, pranë Komisionit për parandalimin e korrupsionit.

Bazuar në të dhënat e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, pasuria e liderit të BDI-së përbëhet nga disa mijëra metra katrorë tokë dhe shtëpi, ndërsa me më pak pasuri tregohet kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ali Ahmeti në qytetin e tij në Kërçovë posedon tetë mijë metër katrorë tokë që arrin vlerën e 150 mijë eurove, dy shtëpi në fshatin e lindjes me nga 250 metra katrorë me vlerë prej rreth 200 mijë euro.

Ahmeti zotëron edhe 700 metra katrorë tokë në Shqipëri.

Ndërsa në llogarinë e tij bankare ka depozituar 134 mijë denarë.

Më i varfri ndër politikanët shqiptarë në Maqedoni duket se ka mbetur kreu i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Thaçi.

Të vetmet pasuri të tij janë shtëpia në Tetovë me kopsht pemësh dhe një makinë tip “BMW” në vlerë prej 50 mijë euro.

Ndërsa në llogarinë e tij bankare ka depozituar vetëm 60 mijë euro.

INA/NOA

KOMENTE