Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy plaçkitës të paparë shqiptarë arratisen nga burgu në Austri (FOTOT)
English

Dy plaçkitës të paparë shqiptarë arratisen nga burgu në Austri (FOTOT)

Vjenë, 9 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku – Dy shqiptarët që shihni në foto, ishin kohë më parë frika e austriakëve për nbamin që u kishte dalë si grabitës të paparë dhe tani ankthi i vendasve është rikthyer pasi kanë arritur të arratisen nga burgu.

Dy adashët Kastriot Elezi (në të djathtë të fotos) dhe Kastriot Dushi (në të majtë), përkatësisht 39 dhe 37 vjeç, janë arratisur tre ditë më parë nga burgu i sigurisë se larte ne zonën e Eisenstadt në Austri, raporton bashkëpunëtori i agjencisë NOA.

Mediat vendase shkruajnë se arratisja e tyre, bazuar deri me tani mbi akt-ekspertizën e kryer nga policia, është realizuar me mjaft mençuri e strategji te mire-menduar.

Dy shqiptarët kane arritur t’u shmangen rojeve te burgut duke përdorur mjetet e kuzhinës e më pas janë larguar përmes vrimave te ventilatorëve të saj.

Policia dyshon se pas arratisjes nga ambientet e burgut, dy shqiptaret janë pritur nga një person i trete i implikuar ne arratisje, për tu larguar me një makine.

Elezi dhe Dushi ishin dënuar pas disa plaçkitjeve të kryera ne Austri. Ata pritej të ekstradoheshin në Shqipëri pas një marrëveshjeje mes policive të dy vendeve por tashmë i janë rikthyer lirisë me të cilën shpesh kishin abuzuar.

r.b/NOA

KOMENTE