English

Londra në alarm, protestat e dhunshme shtrihen në shumë qytete

Londër, 9 gusht 2011, NOA – Britania e Madhe vazhdon të jetë në gjendje alarmi për shkak të protestave të dhunshmë që pas Londrës u shtrinë edhe në qytete të tjera. Një grup prej 200 të rinj, me fytyrë të mbuluar, kanë dëmtuar disa biznese në Birmingam, ndërsa po hidhet dritë mbi vdekjen e 29 vjeçarit me ngjyrë, Mark Dugan, i cili dyshohet se vdiq i qëlluar nga policia. Sipas variantit zyrtar, policia e qëlloi të riun pasi kundërshtoi arrestimin dhe më pas qëlloi me pistoletën e tij.

Por, sipas raportit të Komisionit të Pavarur Policor, nuk ka prova që nga pistoleta e gjetur në vendin ku u vra Dugan të kenë dalë të shtëna.

Pas vrasjes së 20 vjeçarit, nisën protestat fillimisht në Totehhem për tu shtrirë në qytete të tjera.

KOMENTE