Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Natë e qetë në Londrën e trazuar, 16 mijë policë vigjëlojnë në rrugë
English

Natë e qetë në Londrën e trazuar, 16 mijë policë vigjëlojnë në rrugë

Londër, 10 gusht 2011, NOA – Pas trazirave dhe plaçkitjeve të ditëve të fundit, nata e mbrëmshme në Londër ka qenë më e qetë.

16 mijë policë zbarkuan në kryeqytetin britanik të mobilizuar për të shuar vatrat e mundshme të dhunës, që zunë fill pas vrasjes së një të riu me ngjyrë nga policia mbrëmjen e të shtunës, i cili sipas dëshmitarëve u vra pa faj pasi nuk kishte shtënë mbi policinë.

Duket se hija e rëndë e policëve që pushtuan rrugët e kryeqytetit pasoi një natë më të qetë se të tjerat, ku edhe pub-et u mbyllën herët, ndërsa rrugët në kryeqytet ishin të shfryra nga trafiku i përditshëm.

Vënia në gatishmëri e trupave britanike në kryeqytet u kërkua nga kryeministri britanik David Cameron, i cili ndërpreu pushimet e tij në Toskana të Italisë për t’u kthyer me urgjencë në Londër për shkak të trazirave.

Aksionet vandale në Londër shkaktuan një viktimë, pasi 26-vjeçari i plagosur rëndë në lagjen Croydon të Londrës ndërroi jetë në spitalin e qytetit të martën.

Por, ndërsa Londra ra në qetësi, trazirat u zhvendosën në qytetet Manchester, Birmingham, West Bromwich, Wolverhampton, Nottingham e Liverpool.

Huliganë dhe hajdutë nisën një aksion shkatërrimi të vitrinave dhe plaçkitje të dyqaneve të modës, e atyre të pajisjeve elektrike.

Sipas policisë dhuna e regjistruar në qytet është e më e paprecedenta në këto 30 vitet e fundit.

Në Manchester pas grabitjeve, dhunës, zjarrvënieve janë arrestuar 47 persona.

Ndërsa në Liverpool një grup të rinjsh sulmoi komisariatin lokal të policisë duke hedhur bomba.

Policia e qytetit West Midlands në Anglinë qendrore bëri me dije se janë arrestuar të paktën 80 persona, si pjesëmarrës në aktet vandale në qytetet e Birminghamit, West Bromwich dhe Wolverhampton.

Kryeministri Cameron ka thirrur një mbledhje urgjente të krerëve politikë lokalë të enjten në mëngjes që pritet të jetë e ashpër.

mit/NOA

KOMENTE