Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
10 vjetori i marrëveshjes së Ohrit, Xhaferri: Duhen mesazhe pozitive
English

10 vjetori i marrëveshjes së Ohrit, Xhaferri: Duhen mesazhe pozitive

Shkup, 11 gusht 2011, NOA - Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi deklaroi se me rastin e 10 vjetorit të kësaj marrëveshje duhet të reflektohen porosi pozitive.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të vendit që me rastin e këtij përvjetori të nxjerrin vetëm mesazhet pozitive nga konflikti i vitit 2001 dhe në atë frymë të punohet për të ardhmen më të mirë të vendit.

"Unë do të thoja se historia nuk mund të rregullohet. Mendoj se ne mund të rregullojmë të ardhmen dhe duhet të nxjerrim vetëm mesazhet pozitive në prag të 10 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së paqes”, deklaroi Xhaferi gjatë nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim dhe ndihmë nga Qeveria britanike për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ambasadori britanik, Kristofer Ivon deklaroi se për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit duhet guxim politik. “Unë vlerësoj se si çdo marrëveshje paqeje, gjithmonë ka kritikues”, ka theksuar ambasadori Ivon, duke kërkuar që ky përvjetor të mos nënkuptohet vetëm si fund i përpjekjeve për zbatimin në kontinuitet të marrëveshjes.

Memorandumi për bashkëpunim parasheh ndihmën britanike për forcimin e kapaciteteve të përkthyesve shqiptar në institucionet shtetërore, Parlament, gjykata dhe pushtetin lokal.

a.q/NOA

KOMENTE