English

Çifti Bekam nxjerr në publik foton e parë të vajzës së tyre Harper Seven

Londër, 11 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Çifti Bekam ka zgjedhur rrjetet sociale për të publikuar për të gjithë miqtë e tyre fotot e vajzës së vetme të porsalindur. Padyshim kurioziteti është i madh, por edhe rrëfimi i prindërve për gëzimin e ardhjes në jetë përmes këtyre rrjeteve është sa intim aq edhe i ndjerë.

David Beckham postoi në faqen e tij të Facebook-ut, një foto të bashkëshortes së tij Viktoria duke marrë një sy gjumë me vajzën e tyre të sapo ardhur në jetë. “Kjo është fotografia e të dy vajzave të mia duke fjetur,” shkroi ai. Viktoria, 37 vjeç, gjithashtu publikoi në Twitter një foto të David duke përkëdhelur butësisht vajzën e tyre të porsa ardhur në jetë. Në foton bardhë e zi të publikuar, David e përkëdhel Harper Seven dhe prek hundën e saj me të tijin. “Ajo është vajza e vogël e babait,” u shpreh Viktoria. Vajza e çiftit të famshëm e pagëzuar me emrin Harper Seven u lind më 10 Korrik në Cedars-Sinai, Los Angeles. David dhe Victoria kanë gjithashtu edhe 3 fëmijë të tjerë djem: Bruklin, 12 vjeç, Romeo 8 vjeç, dhe Kruz 6 vjeç. Të enjten, një dezinjatore e modës, mike e familjes u shpreh: “Harper është bebi më i bukur që kam parë ndonjëherë. Kam rënë plotësisht në dashuri me të.” “Ndihemi të bekuar,”-shtoi ajo. “ Edhe djemtë e duan motrën e tyre kaq shumë.”

KOMENTE