English

Italia obeze? I gjithë faji është i kripës

E premte 12 gusht 2011, NOA – Nuk bëhet fjalë për një dietë mesdhetare. Italia sa vjen e bëhet më obeze. Ajo është një nga vendet që konsumojnë më shumë kripë në botë, me 10.8 gram mesatarisht në ditë (12 për burrat dhe 10 femrat). Shumë pak vende në Evropë, Hungaria për shembull, sillen më keq se Italia. Në fakt, për të jetuar do të ishte e mjaftueshme një gram kripë në ditë. Profersori Francesco Cappuccio që punon në Universitetin e Warwick në Angli, ka shpjeguar se vetëm 20% e kripës konsumohet direkt, 80% e kemi në shtëpi me ushqimet të cilat na japin kuotën e tyre direkt nga supermarketi. Dhe kjo është arsyeja pse pak ditë nga takimi i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për të përcaktuar prioritetet e shëndetit publik për 10 vitet e ardhshme, Hood, thotë: “Ne kemi vendosur një apel për qeveritë, të cilat duhet të marrin masa për reduktimin e marrjes kripës nga popullsia."

Studimet kanë treguar se vetë kripa është një kontribues i madh për sëmundjet kardiovaskulare.

a.q/NOA

KOMENTE