Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë, gjendet trupi i masakruar e pa kokë i një gruaje
English

Korçë, gjendet trupi i masakruar e pa kokë i një gruaje

Korçë, 12 gusht 2011, NOA – Trupi i gjymtuar i një gruaje afro 30-vjeçare është gjetur i hedhur pranë zonës së grumbullimit të plehrave në fshatin Ravonik të Korçës.

Kanë qenë kalimtarë të rastit që janë shokuar kur kanë parë kufomën e një gruaje, lakuriq, të cilës i mungonte koka dhe gjymtyrët.

Ngjarja horror u diktua në orët e vona të së enjtes.

Fshatarët e zonës lajmëruan policinë për trupin e gjetur.

Sipas uniformave blu të Korçës autori apo autorët e kësaj vrasjeje horror pasi i kishin marrë jetën duke e masakruar me thikë gruas 30-vjeçare, e kishin copëtuar atë duke ia paketuar gjymtyrët në një qese, dhe kokën e trupin veçmas.

Gjymtimi e bën të pamundur identifikimin e trupit të gjetur, andaj policia po pret ekspertizën mjeko-ligjore.

Vdekja tragjike e gruas të sjell në vëmendje filmat horrorë, duke tejçuar në opinionin e gjerë ankthin e tmerrshëm pse vrasësit e saj gjenden në liri.

Ndërkohë që vrasja e grave të pambrojtura është kthyer në një fenomen të shpeshtë në vend.

mit/NOA

KOMENTE