Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malaj: Rama e Berisha e ndryshuan kushtetutën për 6 minuta
English

Malaj: Rama e Berisha e ndryshuan kushtetutën për 6 minuta

Kukës, 12 gusht 2011, NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka vijuar takimet e tij me të rinjtë e qytetit të Kukësit, ku ka deklaruar se nevojitet një qasje e re politike në vend. Duke folur për ndryshimet kushtetuese ai tha se nevojitet një debat i gjerë, si ndryshmet e fundit, që sipas tij, u bënë pas një takimi vetëm 6 minuta mes Ramës dhe Berishës. “Rama dhe Berisha e ndryshuan Kushtetutën gjatë një takimi prej 6 minutash dhe ja rezultati”, tha Malaj, duke iu referuar ndryshimeve në Kushtetutë. Për këtë ai bëri përgjegjës të situatës së vështirë, përveç qeverisjes së Berishës, edhe sistemin zgjedhor me lista të mbyllura që nuk prodhon demokraci, e deri te Kushtetuta, e cila, siç tha ai, është përdorur nga dy liderët e politikës.

“Për të fituar zgjedhjet e vitit 2013, PS duhet të forcohet në kuptimin organizativ, të zhvillojë luftën institucionale si opozitë dhe të hapet si forcë politike. Partia Socialiste ndodhet në situatë jo të mirë”,shtoi ai.

“Kemi dy vjet e gjysmë në krizë ekonomike dhe politike. Kjo rrezikon që vendi të marrë notë negative në shtator 2011 në lidhje me kandidimin për në BE”, tha Malaj, duke ia faturuar koston e kësaj Kryeministrit Berisha. Nga ana tjetër ai tha se opozita nuk po e luan rolin e vet institucional që i jep Kushtetuta dhe vota e njerëzve. Sipas tij, PS ka nevojë të kapërcejë dobësitë programore dhe institucionale, ku forumi rinor ka gjithashtu pjesën e vet.

Sipas deputetit Malaj, socialistët duhet të punojnë shumë për të shtuar mbështetjen në popull së bashku me partitë e tjera të spektrit të majtë. Malaj mbajti qëndrimin, sipas të cilit, socialistët nuk duhet të presin zgjedhjet e 2013-s, por duhet që t’i fitojnë ato. “Na duhet një fitore bindëse, dhe jo e tipit që bëri Berisha me paterica, ku çdo ministër, i cilësdo parti të vogël që mban në këmbë qeverinë, gjen rastin të kënaqë oreksin e sërës së vet të pangopur”, tha ai duke aluduar jo vetëm LSI-në, por edhe për parti të tjera të vogla që përfaqësohen me ministra në qeveri.

a.q/NOA

KOMENTE