English

Operacionet gjinekologjike, robotët marrin pjesë si asistentë

Robotët operues të pagëzuar me emrin “Da Vinci” të cilët janë prodhuar nga një kompani amerikane, kanë 4 krahë dhe kyçe të lëvizshme. Krahët e robotëve kanë gjithashtu pajisje operimi në miniaturë dhe kamera, të cilat kontrollohen nga kirurgët njerëzorë

Coyne Colm

Një spital në Irlandë është mes të parëve në Evropë, që përdor robotët në asistimin e operacioneve gjinekologjike. Partizanët e këtyre metodave thonë se robotët mund të revolucionarizojnë mënyrën e operacioneve.

Në vitin 2007, “Cork University Maternity Hospital” (CUMH), në Irlandë performoi operacionin e parë gjinekologjik të asistuar nga robotët dhe i impresionuar nga rezultatet, spitali ka rritur numrin e këtyre ndërhyrjeve. Që prej qershorit të këtij viti, ky është bërë spitali i vetëm në Evropë, që përdor robotë të sofistikuar për të kryer operacione për heqjen e qelizave kancerogjene apo tumoreve beninj.

Tashmë CUMH është bërë një vend demonstrimi për doktorët anembanë Evropës, për ekzaminimin e pajisjeve të reja. Robotët operues të pagëzuar me emrin “Da Vinci” të cilët janë prodhuar nga një kompani amerikane, kanë 4 krahë dhe kyçe të lëvizshme. Krahët e robotëve kanë gjithashtu pajisje operimi në miniaturë dhe kamera, të cilat kontrollohen nga kirurgët njerëzorë. Robotët 'superiorë' për operimet e vështira

"Avantazhet e operacioneve të robotëve janë sepse mund të shohësh të gjithë procesin në një pamje tredimensionale dhe ka një lloj ndjenje thellësie, të cilën e humb kur kryen operacione normale”, thotë Dr. Matt Heëitt, konsultant në spitalin irlandez, dhe një prej përdoruesve të përditshëm të robotëve operues. Procedura që asistohet nga robotët është e ngjashme me standardet laproskopike që quhen nga mjekët, që janë operacione minimalisht invasive ku kamerat dhe pajisjet futen në trupin e pacientit, përmes vrimave të vogla, pa bërë çarje të mëdha. Krahët e pajisjeve robotike janë shumë të ngjashme me robotët që janë instaluar në fabrikat e makinave. “Da Vinci” ka 3 krahë të telekomanduar nga mjekët njerëzorë, dhe këta krahë rrotullohen 360 gradë, duke lejuar që operacioni të ketë më shumë saktësi sesa duart njerëzore. Gjithashtu robotët kanë një krah të katërt për kamerën me rezolucion të lartë për regjistrim 3D.

Nuk ka nevojë për një asisent të aftë

Të tjera avantazhe të manovrave të robotëve janë instrumentët fleksibël dhe kontrolli direkt i pamjeve të kameras, nga ana e kirugut pa dashur mbështetje nga asistentët. Mbrojtësit e këtyre operacioneve robotike thonë gjithashtu se procedura redukton emocionet natyrale që çdo kirurg i ka, duke drejtuar kontrollin tek instrumentet. Makinat “Da Vinci” kushtojnë mes 1 deri në 2 milionë dollarë secila dhe përdoren më së shumti për heqjen e prostatave dhe tumoreve, problemeve me gastritin dhe problemeve neurologjike. Gjatë operacioneve, doktorët ulen në një platformë të kompjuterizuar, që duket si një miks mes lojërave elektronike dhe stacioneve elektrike. Një kirurg ulet në vendin e kontrollit ndërsa përpara ka monitorët dhe pamjen 3 dimensionale. Zyrtarët e spitalit irlandez thonë se robotët Da Vinci janë shumë të mirë për të mbajtur histerektominë dhe procedurat e tjera, duke reduktuar ndërhyrjen në trup, më maksimum. Operacionet tradicionale kirurgjikale nënkuptojnë periudha të gjata rikuperimi për pacientët, një rrezik të lartë infeksioni dhe mund të shkaktojnë efekte anësore. Por në ndryshim me këtë, operacionet robotike përshpejtojnë kohën e rikuperimit dhe nuk shkaktojnë dhimbje dhe shenja në trup.

KOMENTE