Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pejë, i aviten shtëpisë, kryefamiljari përleshet me armë
English

Pejë, i aviten shtëpisë, kryefamiljari përleshet me armë

Pejë, 12 Gusht 2011 NOA – Për të mbrojtur shtëpinë dhe familjen e tij, një burrë ka hapur zjarr ndaj disa agresorëve të cilët iu kundërpërgjigjën duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në orën 00.30 të së enjtes në rrugën “Mbreti Bardhyl”-Pejë, i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga Policia e Stacionit Policor në Pejë.

Policia tha se kishte marrë informatë se në banesën tek kjo rrugë ka pasur të shtëna nga armë të zjarrit dhe një person është plagosur. Me të marrë informatën, Njësitet Policore të Stacionit Policor Pejë, kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku është konfirmuar informata fillestare. Sipas hetimeve të para dyshohet se viktima S.K. shqiptar rreth 62 vjeçar nga Peja, ishte në shtëpi me familjarët (sipas viktimës), në kohën e cekur më lart, pasi që kishte dëgjuar qenin të lehte, ai ka dalë para derës së shtëpisë, me ç’rast person-persona të panjohur kanë shtënë më armë të zjarrit në drejtim të viktimës nga oborri i komshiut. Pasi viktima ka poseduar armë të zjarrtë (pistoletë) i njëjti ka shtënë në drejtim të të dyshuarve të cilët janë larguar në drejtim të panjohur. Nga të shtënat viktima ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Policia tha se ka konfiskuar armën të cilën e posedonte viktima kurse pohoi se rastin e procedojnë Hetuesit Rajonal për Krime Serioze.

r.b/NOA

KOMENTE