English

Burri vret gruan në Shijak

Shijak, 13 Gusht 2011 NOA – Një krim brenda familjes ndodhi para pak minutash në një fshat pranë Shijakut.

Isuf Smoqi, rreth 55 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë gjahu, një çifte, bashkëshorten e tij, Bukurie Smoqi, rreth 50 vjeçe.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ndodhi në banesën e familjes Smoqi në fshatin Pjezë pranë qytetit të Shijakut.

Një sherr në familje për motive të dobëta, shihet si shkaku paraprak i vrasjes me armë zjarri. Policia tha se në banesë burrë e grua gjendeshin të vetëm në momentin e vrasjes.

Autori i dyshuar i krimit, është arrestuar pa rezistencë pasi ka pranuar t’u dorëzohet forcave policore.

e.t/NOA

KOMENTE