English

Turi në Afrikë, Pacolli lobin për pavarësinë e Kosovës

Guinea, 13 gusht 2011, NOA - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka filluar një turne të ri lobimi në kontinentin e Afrikës, në kuadër të përgjegjësive të tij për afirmimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe shtimin e numrit të njohjeve. Në një komunikatë nga kabineti i tij, thuhet se Pacolli ka vizituar Republikën e Guinesë. Gjatë kësaj vizite, Pacolli ka zhvilluar disa takime, duke përfshirë edhe një takim me presidentin e këtij vendi. Ai ka marrë garanci të fuqishme se njohja e Kosovës, tashmë pritet të ndodhë shumë shpejt. Zëvendëskryeministri Pacolli ka qëndruar edhe në Tunisi, ku ka takuar liderët e partive politike në këtë shtet. Zëvendëskryeministri Pacolli ka vazhduar turneun e tij lobues, në shtetin e Malit, ku ka takuar presidenti i këtij shteti, Amadou Toumani Toure. Turneu i filluar në kontinentin e Afrikës nga zoti Pacolli është i treti brenda një periudhe tremujore, thuhet në fund të njoftimit nga kabineti i zëvendëskryeministrit Pacolli.

a.q/NOA

KOMENTE