English

Guvernatori i Teksasit do të kandidojë kundër Obamës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gara për kandidaturën e republikanëve për president ameikan është duke u bërë gjithnjë e më interesante.

Pas muajsh spekulime, guvernatori i Teksasit, Rick Perry, bëri zyrtarisht të ditur se do kandidojë në zgjedhjet e nëntorit 2012 kundër presidentit Barack Obama.

Perry është shfaqur në publik si i krishterë konservator dhe kritikë i ashpër i qeverisë së Uashingtonit.

Shanse për të kandiduar kundër Obamës duket se ka edhe deputetja shumë konservatore, Michele Bachmann.

KOMENTE