English

Klith për ndihmë se po mbytej, italianët ia marrin për shaka, vdes i riu shqiptar

Fund i dhimbshëm për të riun shqiptar, Admir Brucaj. 29-vjeçari gjeti vdekjen pasi u mbyt në liqenin Granelli në Castelveccana, Itali. Trupi u gjet pas disa orë kërkimesh. Shikoni fotot

Varese, Itali, 14 Gusht 2011 NOA/ Rid BulkuNjë djalë 29 vjeçar shqiptar gjeti vdekjen pasi u mbyt në ujërat e një liqeni afër vendbanimit të tij.

Viktima është Admir Brucaj, 29 vjeç, emigrant prej kohësh në Itali, konfirmoi për agjencinë NOA një burim zyrtar policor.

Ngjarja ndodhi dje në orën 15.00 në liqenin Granelli, në Castelveccana, lokalitet pranë Vareses (Milano) në Itali.

Trupi i të ndjerit u gjet tre orë më vonë, pas kërkimesh të forcave polumbare italiane. Në operacion morën pjesë edhe vullnetarë.

Dëshmitarët treguan se në një moment kanë parë të riun që po përpëlitej dhe klithi për ndihmë teksa gjendej në ujin e liqenit.

Ata treguan se fillimisht menduan se ishte një shaka e pushuesit dhe nuk u ngutën ta shpëtojnë. Por më pas disa prej tyre u futën ta ndihmojnë. Por kjo ndodhi vetëm pasi panë se i riu nuk po dukej më mbi ujë.

Forcat policore bënë të ditur se trupi i të riut u gjet 35 metra në thellësi, rreth 60 metra larg bregut.

r.b/e.t/NOA

KOMENTE