Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paketa antikrizë, Brukseli mbështet Italinë
English

Paketa antikrizë, Brukseli mbështet Italinë

Bruksel, 14 gusht 2011, NOA - Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuj, mirëpriti planet e shpëtimit të qeverisë italiane. Ai i cilësoi ato si “thelbësore” për Eurozonën, gjatë një takimi me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni.

“Mbështes plotësisht dhe mirëpres koherencën e ndërmarrjes së këtyre masave financiare”, tha Rompuj.

Të premten Italia bëri publik planin prej 45 miliardë eurosh që synon të balancojë buxhetin nga viti 2013 duke ulur shpenzimet publike dhe duke rritur taksat.

Ministri italian i Financave, Xhulio Tremonti, propozon obligacione, të cilat të pranohen nga 17 vendet anëtare dhe të përdoren si hua për anëtarët në vështirësi financiare.

Por homolohu gjerman i financave, Volfgang Shauble, mendon se kjo do të minojë monedhën e përbashkët duke dobësuar disiplinën fiskale të vendeve anëtare.

a.q/NOA

KOMENTE