Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarret, digjet kullota dhe stane bagëtish në Jug
English

Zjarret, digjet kullota dhe stane bagëtish në Jug

E dielë, 14 gusht 2011, NOA - Zjarret vijojnë të pushtojnë diza zona të Shqipërisë.

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas informacioneve zjarri ka rënë në zonën e quajtur “Kusum baba” në Vlorë ndërsa nga zjarri ka rrezikuar edhe banesat.

Dhjetëra hektarë kullota dhe pyje u shkrumbuan edhe në qarkun e Gjirokastrës. Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Peshkëpi e Poshtme ndërsa mësohet se nga zjarri i cili nisi në një faqe mali i është afruar zonës së banuar dhe 5 banesa rrezikohen nga flakët

Menjëherë në vendngjarja kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit po flakët favorizohen edhe nga era. Policia ka bërë të ditur se janë djegur kullota por edhe një stan me bagëti të imta. Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër iu bëri thirrje të gjithë barinjëve dhe banorëve të fshatrave të komunave që të tregojnë kujdes, për të mos shkaktuar zjarr në kullota, pasi kjo është vepër penale dhe do të përgjigjen ligjërisht.

a.q/NOA

KOMENTE