Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet 3 kushërinjtë, masakruan një familje në Mat
English

Arrestohet 3 kushërinjtë, masakruan një familje në Mat

Mat, 15 gusht 2011, NOA – Policia e Matit ka arrestuar 3 vrasësit, të cilët ekzekutuan për vdekje një familje në mbrëmjen e së dielës. Burimet zyrtare konfirmuan se rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, janë arrestuar në mal, 3 kushërinjtë e familjes së masakruar. Dashamir, Valter dhe Burim Barçi, të tre banorë të fshatit Frankth kanë qëlluar për vdekje me armë zjarri tre njerëzit e tyre të afërt, përkatësisht: Shaqir, Hamdije dhe Ylber Barçi. Dyshohet se shkak i vrasjes është bërë një konflikt mes dy familjeve.

Të plagosur kanë mbetur dy djemtë e tjerë të prindërve të vrarë, Halid Barçi dhe Gazmend Barçi. Ata gjenden në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia tha se gjeti në vendngjarje disa dhjetëra gëzhoja armësh automatike, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të zbardhur tërësisht krimin e rëndë.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Baba Tomorri09:07 - 15 Gusht 2011
    Ky eshte nje lajm qe te trondit.Si mundet te arrihet deri ketu ?Shoqeria shqipetare po çmendet.