Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emigranët, skllevër të kohëve moderne
English

Emigranët, skllevër të kohëve moderne

Alban Daci Në lidhje me trazirat e Londrës ja si shkruan një gazetar: “Personat me origjine afrikane, aziatike, të cilët kanë ardhur dhe jetojnë në Londër shikojnë një lum me para, luks, mirëqenie t’u kalojë përpara, por ata vetë janë të përjashtuar! Ata nuk mund as t’i prekin!”

Gjithashtu, një gazetar i ri Italian, sapo ka shkruar një libër dhe emigrantët i ka cilësuar skllevërit e kohëve moderne, të cilët shfrytëzohen sistematikisht nga italianët.

Mjaftojnë këto dy shembuj për të kuptuar arsyen e trazirave në Londër. Për fat të keq Europa nuk ka ndjekur një politikë pozitive dhe të mirëfilltë në lidhje me emigrantët, të cilët jo vetëm që nuk ndjehen të integruar në shoqëritë që kanë zgjedhur, por ndjehen të poshtëruar dhe të përjashtuar.

Ngjarjet e fundit duhet të jenë të nevojshme që Europa Perëndimore të reflektojë mbi fenomenin e emigracionit.

Gjithashtu, po të kujtojmë ngjarjet e vjetme në Itali, ku emigrantë të ardhur nga Afrika Veriore u keqtrajtuan dhe u përdorën me keq se skllevërit në vjeljen e agrumeve dhe jetonin ku të mundnin më keq se kafshët.

Kushtet e emigrantëve, sidomos të atyre klandestinë janë shumë të këqija, të cilat janë jashtë çdo standardi.

Ky lloj trajtimi bën që ata herë pas here nga paniku dhe dëshpërimi të reagojnë në forma të egra dhune që dalin jashtë kontrolli.

KOMENTE