Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I dashuruar me vajzën por i nxehur me të ëmën, policia prangos të riun shqiptar
English

I dashuruar me vajzën por i nxehur me të ëmën, policia prangos të riun shqiptar

Padova, 15 Gusht 2011 NOA – Ka përfunduar me arrestimin e tij historia këmbëngulëse e dashurisë së një të riu shqiptar në Padova me një shtetase italiane.

Policia italiane ka arrestuar emigrantin Dalip Lila, 29 vjeç, rezident në Padova, pa precedentë të mëparshëm penalë.

I riu shqiptar ka qenë në Piazza dei Frutti (Padova) kur akuzohet nga autoritete policore se ka fyer nënën e vajzës dhe ka tërhequr prej krahu 25 vjeçaren që dashuronte, e cila e kishte denoncuar disa herë në polici.

Klithmat e vajzës kanë shtyrë karabinierët italianë të arrestojnë të riun shqiptar.

Dalip Lila, student, ishte njohur me 25 vjeçaren në Padova në vitin 2008. Që atëherë sipas mediave italiane ai ishte përpjekur në çdo mënyrë (pa sukses) që të bëhej i dashuri i saj. I riu kishte hasur gjithmonë në refuzimin e vajzës.

a.k/NOA

KOMENTE