Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakra e Matit, shuhet djali me prindërit, plagosen dy vëllezërit
English

Masakra e Matit, shuhet djali me prindërit, plagosen dy vëllezërit

Mat, 15 Gusht 2011 NOA Update / Ardian Bushi – Masakra që ndodhi mbrëmjen e së dielës në orën 21.00 në një fshat të rrethit Mat, i mori jetën tre personave dhe shkaktoi plagosjen rëndë të dy të tjerëve, që të gjithë brenda një familjeje.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në dy familjet Barçi fshatin Frankth të komunës Komsi në afërsi të Burrelit.

Dyshohet për një konflikt mes dy familjesh që ka degjeneruar në masakrën me tre të vrarë dhe dy të plagosur.

Viktimat janë Shaqir Barçi, bashkëshortja e tij Hamdije Barçi dhe djali i tyre, Ylber Barçi.

Të plagosur kanë mbetur dy djemtë e tjerë të prindërve të vrarë, Halid Barçi dhe Gazmend Barçi. Ata gjenden në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore. Ata thanë se po hetohet në dy pista konflikti, njëra e sherrit për pronësi dhe tjetra për hasmëri të mundshme të mëparshme.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar tre anëtarë të familjes tjetër Barçi. Policia tha se gjeti në vendngjarje disa dhjetëra gëzhoja armësh automatike, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të zbardhur tërësisht krimin e rëndë.

a.b/NOA

KOMENTE