Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sex në hënë, historia e vërtetë e një aventure dashurie
English

Sex në hënë, historia e vërtetë e një aventure dashurie

SHBA, 15 gusht 2011, NOA - Amerikani Thad Roberts eshte autori i nje prej grabitjeve më të mëdha në historinëe e NASA-s, por dhe "njeriu i parë i cili beri seks në Hënë". Historia e tij, e panjohur deri më tani, u bë subjekt i një libri dhe mund të frymëzoje blockbuster-in e rradhës ne Hollivud.

Studenti 25 vjeçar kryente stazhin në NASA kur u dashurua me njërën nga kolegët e tij.

Në takimin e parë Roberts bëri diçka të paimagjinueshme: vodhi nga laboratorët e NASA-s një kuti prej 272 kg, plot me gure hënore në vlerën e 21 milionë dollarëve. I riu mendoi se kjo shumë do t’i siguronte atij dhe të dashurës së tij një jetë të lumtur dhe pa probleme.

Pasi u larguan me gurëet, Roberts dhe e dashura e tij menduan të festonin në një mënyrë origjinale. Kështu vendosën të shpërndanin disa gurë mbi shtrat dhe të kryenin seks mbi to. Praktikisht, te kryenin seks në Hënë.

Për fat te keq plani i dështoi: Roberts u arrestua, ndërsa e dashura e braktisi në kohën kur ai ishte ende në burg.

Megjithëse historia ka ndodhur në vitin 2002, kjo u mbajt sekret.

Para disa muajsh, kur Thad Roberts doli nga burgu pasi kishte vuajtur dënimin prej shtatë vjet e gjysëm, historia e tij u bë e njohur. Nëna e tij kontaktoi me një ish-koleg të gjimnazit, shkrimtarin Ben Mazrich, i njohur si autori i librit. sipas te cilit u bë filmi "Rrjeti shoqeror".

"U takova me të në hollin e nje hoteli të mbipopulluar, për të shmangur çdo lloj incidenti nëse ishte i çmendur. Por, kuptova se kisha të bëja me një burrë të këndshëm, i cili thjesht ka bërë një çmenduri në një kohë të caktuar", shprehet Mazrich.

Roberts i tregoi se kishte patur një fëmijëri të vështirë, vinte nga një familje mormone shumë strikte dhe se ëndrra e tij ka qenë të behet astronaut.

Ai tregoi edhe se si u kap: NASA arriti të kapë një email të derguar disa blerësve potencialë të gurëve vullkanikë.

a.q/NOA

KOMENTE