English

Holanda ka liruar para të ngrira të Gaddafit

E martë, 16 gusht 2011, NOA- Holanda ka liruar 100 milionë euro nga paratë e ngrira të Libisë, për qëllime humanitare. Kjo u bë pas kërkesës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Me këto para do të blihen medikamente për popullin e Libisë. Ministri i Jashtëm i Holandës, Uri Rosenthal tha se Holanda është vendi i parë që mbështet në këtë mënyrë sistemin e dëmtuar të shëndetësisë së Libisë. Holanda ka bllokuar gjithsej tre miliardë euro nga Libia.

DW/NOA

KOMENTE