Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarkozi-Merkel: Dalja nga kriza, qeveri ekonomike të mblidhet 1 herë në muaj
English

Sarkozi-Merkel: Dalja nga kriza, qeveri ekonomike të mblidhet 1 herë në muaj

E martë, 16 gusht 2011, NOA - Një qeveri me natyrë ekonomike e cila do të mblidhet një herë në muaj.

Është ky propozimi i bërë për Europën nga Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi si dhe nga kancelaria gjermane Angela Merkel.

Propozimi do ti dërgohet nesër në mëngjes Herman Van Rompuy, presidentit të Bashkimit Europian, deklaruan dy liderët duke shprehur vullnetin e dy vendeve për të mbrojtur euron dhe për të marrë përgjegjësitë në Europë, lidhur me ato që i përkasin Francës dhe Gjermanisë.

“Njerëzit kërkojnë një shkop magjik për të dalë nga kriza. Eurobondi është shtegu i fundit, por nuk mendoj se ndodhemi në këtë situatë”, deklaroi Merkel.

Sipas saj eurobondi vërtet mund të jetë ilaçi universal për ti shpëtuar krizës, por siç tha ajo kjo zgjidhje nuk është e duhura.

Ndërkaq nga ana e të dy vendeve propozohet një taksim për transaksionet financiare.

a.y/NOA

KOMENTE