English

Vetëvaret 19-vjeçarja pas festës me familjen

Shkodër, 16 gusht, NOA – Një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një kasolle bagëtish. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Gimaj të Komunës Shalë, rrethi Shkodër.

Vajza 19-vjeçare Prenë Kolndreu, e lindur në fshatin Bardhaj, komuna Rrethina në Shkodër, ka qenë gjatë mbrëmjes së djeshme në një festë që organizohej në fshatin Gimaj.

Pasi ka qëndruar disa orë më të afërmit në festë, vajza ka kërkuar të largohej, duke thënë se ishte e lodhur dhe do pushonte. Më vonë, familjarët e shqetësuar nga mungesa e vajzës kanë nisur ta kërkojnë atë. 19-vjeçarja është gjetur e vetëvarur me litar në një kasolle bagëtish.

Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen duke marrë dhe dëshmitë e të afërmeve. Sipas policisë, nga hetimet e para rezultoi se viktima nuk ka shenja dhune në trup.

Ndërkohë që duke u bazuar dhe në vetë deklarimet e të afërmve, sipas policisë, rezulton se viktima ka vuajtur nga sëmundje depresive.

a.k/NOA

KOMENTE