Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ramazani shton 20-30% shitjet, miliarda lekë për reklamat televizive
English

Ramazani shton 20-30% shitjet, miliarda lekë për reklamat televizive

Kairo, 18 gusht, NOA - A ka një ekonomi të Ramazanit? Po. Në biznesin e makinave, në biznesin elektronik, në biznesin e ushqimit, në të gjitha bizneset ... Pavarësisht trazirave politike në vazhdim në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, muaji i shenjtë i Ramazanit mbetet një shans i artë për bizneset e këtyre vendeve që të nxjerrin fitime të mëdha.

Kjo citohet në një artikull të posaçëm të publikuar në faqet me lajme nga bota e myslimanizmit, si islamonline.net, sipas të cilës, bumi i biznesit gjatë muajit të Ramazanit nuk pritet të jetë prekur nga trazirat aktuale politike në Lindjen e Mesme.

"Ne kemi parë një rritje të shitjeve, rreth 20 për qind më të lartë se normalja e tyre", thotë Philip Shaji, menaxher ushqimor në zinxhirin e dyqaneve ushqimore “Spinneys” në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Duke shtuar se "nga ora 02:00-06:00 janë të zënë, pasi njerëzit janë në shtëpi për të thyer agjërimin. Pastaj të zënë përsëri pas 09:00".

Ky menaxher tregon sesi në prag të Ramazanit të këtij viti, konsumi u rrit me 30 për qind në gjithë rajonin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ramazani është muaji i shenjtë në kalendarin islamik.

Besimtarët myslimanët gjatë tij, me përjashtim të të sëmurëve dhe atyre që udhëtojnë, i përmbahen të ngrënit, pirjes së duhanit apo marrëdhënieve seksuale nga agimi deri në muzg.

Ndërsa thuhet se megjithëse duket sikur besimtarët nuk ushqehen për një pjesë të madhe të kohës, shpenzimet për ushqim gjatë Ramazanit shpesh rriten masivisht për shkak të ngrënies së tepërmi pasi përfundon në muzg afati i agjërimit.

Ndërkaq, Eid Al-Fitr, e cila shënon edhe fundin e Ramazanit, sipas faqes islameonline.net, shënon edhe biznesin më të madh për shitësit.

Nga ana tjetër, thuhet se gjithë shpenzimet e reklamave arabe në përgjithësi, dyfishohen në Ramazan dhe mjaft kompani shpenzojnë deri në 78 për qind të buxhetit vjetor të tyre reklamues gjatë këtyre 30 ditëve.

Kështu, thuhet se në vitin 2010, reklamat në Lindjen e Mesme arritën të zënë deri në 25 për qind të buxhetit vjetor të tyre caktuar për reklamat, vetëm gjatë muajit të Ramazanit, plot 2.2 miliardë dollarë.

Kjo pasi televizioni kthehet në një ndryshim jetese, për më shumë kohë të kaluar para tij gjatë ditës kur njerëzit agjërojnë dhe njerëzit kanë interes ta ndjekin atë.

Sipas Mazen Hayek, zëdhënës zyrtar për televizionin gjigand MBC, koha mesatare e kaluar para TV arrin deri në në shtatë orë në ditë gjatë muajit të Ramazanit.

Thuhet se zakonisht Ramazani i inkurajon njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, dhe të jenë në njëfarë mënyre kështu të jenë të imunizuar ndaj ngjarjeve politike dhe komerciale.

A ka një ekonomi të Ramazanit? Po. Në biznesin e makinave, në biznesin elektronik, në biznesin e ushqimit, në të gjitha bizneset ...

n.e/NOA

KOMENTE