English

Reagon Kol Nikolla: Nuk mund të firmosim memorandumin

E enjte, 18 gusht 2011, NOA- Pas draft memorandumit të kompanisë ACR, ka reaguar kreu i konfederatës së sindikatave Kol Nikolla i cili është shprehur se do diskutohet për pikat e marrëveshjes. Më tej ai ka shtuar se nuk mund të firmoset memorandumi pasi ai nuk njihet nga legjislacioni shqiptar. Sakaq ai ka shtuar se janë vetë minatorët ata që i përcaktojnë sindikatat dhe se nuk mund të diktohen nga kompania. Më tej ai ka theksuar gjithashtu se nga ana e kompanisë ka kaluar afati për investime. Më herët nëpërmjet një draft mirëkuptimi kompania ACR u shpreh e gatshme që të mundësojë rritjen e pagës së minatorëve në masën 20% si dhe të lehtësoj kushtet e punës, duke theksuar se e gjitha kjo vjen me synim ndërprerjen e grevës si dhe rifillimin e punës. a.y/NOA

KOMENTE