Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asgjesohen rreth 100 rrënjë kanabis, pezullohet polici, dy të arrestuar (Foto)
English

Asgjesohen rreth 100 rrënjë kanabis, pezullohet polici, dy të arrestuar (Foto)

Gjirokastër, 19 gusht, NOA – Dy të arrestuar, një punonjës i forcave të rendit në hetim në gjendje të lirë dhe rreth 100 rrënjë kanabis sativa të asgjësuara. Ky është bilanci i operacionit të zhvilluar nga policia e Gjirokastrës në fshatin Kaparjel të komunës Picar në këtë rreth.

Operacioni i policisë, i koduar me emrin “Maskimi” është zhvilluar mëngjesin e djeshëm rreth orës 05: 00 të mëngjesit. Në prangat e policisë kanë rënë; Nexhin Mustafarj 46 vjeç dhe Hakim Mustafarj, 45 vjeç, të dy lindur në fshatin Kaparjel dhe banues në në Gjirokastër.

Ndërkohë që për neglizim dhe mos kryerje të detyrës është pezulluar nga puna dhe ka nisur hetimi për punonjësin e policisë në komunën Picar S.D.

Hashashi i mbjellë është gjetur në fshatin Kaparjel, në vendin e quajtur ‘Gavore” në një parcelë të rrethuar nga pemë të larta. Në këtë parcelë ishin kultivuar 86 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa, të cilat varionin nga 60 deri në 80 centimetra të larta dhe disa rrënjë të madhësisë 10 deri në 20 centimetra të larta .

Bimët janë asgjesuar me anë të djegies dhe disa rrënjë janë marrë në cilësinë e provës materiale. Në momentin e shkatërrimit të parcelës nuk është gjetur asnjë përson në parcele.

Policia e Gjirokastrës sqaron se operacioni është zbatimi i fazës së tretë të fushatës për Parandalimin e Kultivimit të Bimëve Narkotike, që përkon me shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike të evidentuara gjatë fazës së dytë të kësaj fushate.

a.k/NOA

KOMENTE