Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ç'ndodhi në Londër?
English

Ç'ndodhi në Londër?

Nga “The Economist”

Bota e shikoi Londrën me habi afashinante. Vendet e tjera e kishin parë gjithmonë Britaninë si vend me rregull, për t’ia pasur lakmi, që i bindet ligjit - së paku krahasuar me shumë nga fqinjët kontinentalë. Ky imazh paqësor është arsyetuar vetëm pjesërisht: trazirat infektuese kishin ndodhur edhe më parë, në mënyrë tipike gjatë verës, përfshirë vitet '80. Kësaj radhe, megjithatë, kompleksiteti i trazirave është i ndryshëm nga ato të mëhershmet. Trazirat e shumëfishta këtë javë i kanë disa gjëra të përbashkëta: vjedhjen, zjarrvënien, sulmet kundër policisë, por ato u shtrinë në vende, raca, mosha dhe gjini të ndryshme. Raca nuk ishte çështje definuese, sikur që ishte në shumë trazira në vitet '80. Njëri nga ata që të parët u paraqitën në gjykatë për vjedhje, ishte një asistent mësimor, 31-vjeçar, që vështirë se i përngjan huliganit. Kjo bëri që politikanët t'i projektojnë aryetimet e veta për këtë kërdi. Për disa në të majtë, fajtore ishin shpenzimet publike qeveritare. Kësaj pikëpamjeje i shkonte për shtati edhe mbështetja sipërfaqësore, nga fakti se shpërthimet e viteve '80 kishin ndodhur gjatë "shkurtimeve Theçërike". Por, kjo ende është një fantazi e zvarritur. Për dallim nga trazirat në Britani në vitet '80, në Los Angeles më 1992, ose në Francë në vitin 2005, këto nuk ishin hapur politike ose racore. Por, përgjigjja nga e djathta se ky është kriminalitet i pastër dhe i thjeshtë - dhe nëse synohet shpjegim më i thellë, është arsyetim për keqbërësit - është po ashtu e gabuar. Qartazi ekziston një lloj i njerëzve të rinj në Britani, të cilët ndjejnë se kanë pak ose aspak ndikim në të ardhmen e vendit ose të tyren. Barrierat, ndjenja e pashmangshme e të vepruarit drejt dhe gabueshëm, shqetësimi për punën e tyre, perspektiva arsimuese dhe fajësia, që i parandaluan shumë të rinj nga vërsulja, duket se nuk kanë ekzistuar në mendjen e atye që morën pjesë në trazira. Britania duhet të përpiqet ta kuptojë përse kjo është kështu. Trazirat ishin gjë e keqe për ekonominë britanike, që tashmë ka probleme. Ato ishin rrënuese për njerëzit - shtëpitë dhe bizneset e të cilëve ishin dëmtuar ose shkatërruar. Ato e kanë nxirë imazhin e Britanisë në mbarë botën.

KOMENTE