Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilir Meta kërcënohet me jetë, merret në mbrojtje nga forcat speciale
English

Ilir Meta kërcënohet me jetë, merret në mbrojtje nga forcat speciale

E premte, 19 gusht 2011, NOA – Ish-zëvendëskryeministri dhe lideri i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta është kërcënuar me jetë nga disa persona ende të paidentifikuar.

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se ish-numri dy i qeverisë nën gjykim për korrupsion pasiv kur ai ishte në detyrën e kreut të METE-s, është kërcënuar me jetë përmes telefonatave, të cilat vijnë nga numra nga jashtë vendit.

Sipas burimeve mësohet se kreu i LSI-së Meta është marrë nën mbrojtjen e oficerëve të RENEA-s prej 15 ditësh, ndërkohë që ai ndodhet me pushime në plazhin e Gjirit të Lalzit në Durrës.

Tërë zona ku po pushon ish-zëvendëskryeministri është e mbuluar me kamera sigurie që përgjojnë çdo lëvizje në zonë.

Mësohet se Policia e Shtetit ka nisur hetimin e burimit të këtyre kërcënimeve të përsëritura, ndërsa po heton edhe numrat nga vijnë mesazhet kërcënuese në adresë të shefit të LSI-së Ilir Meta.

Por deri më tani nuk është identifikuar asnjë i dyshuar.

Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj ish-numrit 2 të qeverisë Berisha do të vijojë në muajin shtator, pas shtyrjes së seancave në Gjykatën e Lartë ku palët kërkuan kohë për shqyrtimin e kërkesave.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion pasiv në dhënien e liçencave koncesionare pas publikimit të video-skandalit Meta-Prifti e regjistruar nga ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti në zyrën e tij, kur Meta ishte ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër.

mit/NOA

KOMENTE