English

Megan Fox fshin tatuazhin e Monroe

Nju Jork, 19 Gusht NOA - Për atë ishte më shumë se një model, një simbol për tu ndjekur.

Megjithatë momentalisht Megan Fox e ka menduar sërish dhe ka vendosur që të heqë nga jeta e saj në të gjitha kuptimet Marilyn Monroe.

Tashmë ajo jo vetëm që nuk dëshiron ta imitojë, por i është nënshtruar dhe një operacioni me laser për të eliminuar tatuazhin që paraqiste pikërisht Monroe në krahun e saj të djathtë.

Në këtë mënyrë “ish-vajza e keqe” po kërkon të ndryshojë tërësisht dhe në lidhje me nëntë tatuazhet në trupin e saj ajo ka deklaruar: “Për momentin kam zhdukur vetëm njërin prej tyre, atë të Marilyn Monroe. Ishte një personazh negativ dhe vuante nga shqetësime të personalitetit. Nuk dëshiroj të kujtohem si një person i tillë dhe të tërheq këtë energji në jetën time. Mbase mund të heq dhe shumë të tjerë, por laseri është shumë i dhimbshëm”.

r.b/NOA

KOMENTE