English

NASA: Alienët mund të shkatërrojnë njerëzimin

SHBA, 19 gusht, NOA – Jashtëtokësorët mund të shkatërrojnë njerëzimin për të mbrojtur qytetërimet e tjera. Ky është përfundimi i një raporti të diskutueshëm të shkencëtarëve të agjencisë së kërkimit hapësinor NASA. Raporti i botuar nga gazeta angleze “The Guardian”, i referohet studimeve të bëra në lidhje me kostot që prodhon njerëzim në atmosferë. Konkretisht, efekti serë dhe shkarkimi i mjaft gazrave të dëmshëm nga toka drejt hapësirës mund të jetë një kosto për qytetërimet e tjera. Edhe pse debati nëse ka apo jo civilizime jashtë Tokës ende nuk quhet i përfunduar për disa, shkencëtarët janë të bindur se për të shmangur kërcënimin nga njerëzit, alienët mund të vendosin për të eliminuar tokën, në rast se do të ketë një kontakt mes qytetërimit të Tokës dhe qytetërimeve të tjerta.

Parashikimi ogurzi, sipas shkencëtarëve vjen pasi “qytetërimet e tjera” janë në gjendje të shohin ndotjen e planeti tonë dhe rrezikun toksik që shpërndahet në ajër.

Edhe pse duket si mjaft spekulativ dhe me mungesë të theksuar provash, ky raport i NASA është mbështetur edhe nga studiuesit e “Pennsylvania State University”. Në raport theksohet se kontakti mes alienove dhe tokësorëve mund të jetë i dobishëm, por edhe i dëmshëm.

Edhe pse deri tani nuk kemi pasur kontakt me jashtëtokësorët, raporti argumenton se duke pasur parasysh skenarët e mundshëm, njerëzimi mund të ndihmohet për të vazhduar rrugën ardhme dhe për të shmangur rënien.

a.k/NOA

KOMENTE