English

Çështja Oasis përfundon në gjykatë

Londër, 20 Gusht NOA - Historia e Oasis ka përfunduar në gjykatë.

Pas ndarjes dramatike të dy viteve më parë, e cila është ndjekur nga grindje të vazhdueshme, tashmë Liam Gallagher ka ngritur padi për të vëllanë Noel në gjykatën e lartë të Londrës.

Sipas Liam, Noel ka gënjyer për shumë episode që kanë ndodhur në lidhje me motivin e vërtetë të shkrirjes së bandës, për të cilat lideri i Beady Eyechiede kërkon të nxjerrë në pah të vërtetën dhe drejtësinë.

Ajo çka ka çuar në “tërbimin” e Liam kanë qenë mbi të gjitha dy gjëra të treguara nga Noel.

E para në lidhje me një koncert në Festivalin e Chelmsford në 2009 dhe e dyta që koncerti është anuluar si pasojë e gjendjes së dehur të Liam, ku sipas Noel nuk ishte në gjendje për tu ngjitur në skenë.

Gjithmonë sipas Noel, ndër shkaqet kryesore të shkrirjes së grupit ka qenë dhe fakti që Liam ishte shumë i përqendruar tek linja e tij e veshjeve saqë përdorte emrin e grupit për të promovuar.

r.b/NOA

KOMENTE