English

Donald Trump, avioni superluks 100 milionë USD (VIDEO)

Nju Jork, 20 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Biznesmeni i njohur amerikan Donald Trump publikon një video të mahnitshme, të avionit të tij më të ri “Boeing 757”, video që e gjeni më poshtë.

Video është paraqitur nga bukuroshja Amanda, e cila është shfaqur së fundmi në emisionin Apprentice.

Video, e cila zgjat 3 minuta, na jep një pamje të mrekullueshme të kësaj suite presidenciale ajrore.

Avioni është i mobiluar nga ar 24-karat, nga lavamani deri në rripat e sigurimit.

265

Dhoma e gjumit të z.Trump është e veshur në krem dhe me përbërje ari.

Dhoma e tij përmban një televizor të sheshtë me përmasa të mëdha, i cili përmban edhe një buton që menjëherë i jep start filmave të tij të preferuar.

Avioni është blerë nga Microsoft co-founder Paul Allen, në muajin Shkurt dhe ka kushtuar 100 milionë USD.

Avioni i ri i Trump, Boeing 757 ka vende për 230 pasagjerë, 80 më shumë se avioni i mëparshëm i tij Boeing 727, i cili është vendosur në shitje që nga viti 2009 dhe kushton 8 milionë USD.

Por mesa duket, po mungon një blerës. Donald Trump është shprehur se mund ta mbajë atë me kënaqësi si avion rezervë.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE