Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libër-skandal për fëmijët. Prindërit dhe ekspertët: Himn anoreksisë
English

Libër-skandal për fëmijët. Prindërit dhe ekspertët: Himn anoreksisë

E shtunë, 20 gusht 2011, NOA- Maggie hyn në dietë. Është 14 vjeç, e shëndoshë dhe e pasigurt, por bëhet ylli i skuadrës së futbollit të shkollës.

Vetëm e vetëm sepse është dobësuar ajo ka më shumë besim te vetja. Kjo është historia e një libri për fëmijë i shkruar nga një baba amerikan, i cili ka ndezur një polemikë, pasi libri është konsideruar nga prindërit dhe ekspertët si himn i vërtetë për anoreksinë.

Libri-skandal titullohet “Maggie goes on diet” me autor Paul M. Kramer, një baba amerikan që jeton në Hauai dhe që është autor i të tjerë librave për fëmijë.

44 faqe të shkruara me destinacion për fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç.

Molla e sherrit ose e skandalit do të dalë në shitje në librari duke nisur nga muaji tetor.

Reflekton dhe bëhet më e dobët

Protagonistja e vogël mbipeshë, është e vizatuar në kopertinën e librit dhe është vendosur përballë pasqyrës, në tentativë për të provuar një fustan i cili nuk është i masës së saj.

Maggie buzëqesh duke parë imazhin i cili reflektohet në pasqyrë në mënyrë drastike shumë më i vogël dhe e gatshme për të provuar fustanin e ëndrrave të saj.

Mesazh i rrezikshëm

“Një himn për anoreksinë”, sipas prindërve dhe ekspertëve, libri shihet si një rrezik për dobësimin e pashëndetshëm.

Në të kundërt sipas autorit, libri është një kontribut në luftën kundër obezitetit tek fëmijët, që siç thotë ai po shënon alarmin e kuq për shkak të dyfishimit të obezëve në vitet e fundit.

Eksperti: Shkakton mbivlerësim të rrezikshëm

“E dimë tashmë se shqetësimi për peshën, masën dhe formën fizike sa vjen dhe po prek gjithnjë e më shumë fëmijët gjithnjë e më të vegjël”, shprehet Susan Ringwood, anëtare në një shoqatë për kujdesin ushqimor.

Më tej ajo shton se dieta është një ndër shkaqet kryesore që çon në shqetësim dhe kequshqyerje, gjë që sipas saj është e lidhur drejtpërdrejt me imazhin e fëmijës mbi trupin e vet.

a.y/NOA

KOMENTE