English

Miss Italia, përjashtohet prej fotove nudo në web

Romë, 20 gusht 2011, NOA- Alice Bellotto, fituese e titullit Miss Wella Veneto e pranuar në fazën gjysëmfinale, u përjashtua nga konkursi Miss Italia prej fotove të saja nudo të shfaqura në web.

“Na vjen keq, por na duhet të respektojmë rregullat, dhe vajzat duhet të tregohen të kujdesshme që të mos fotografohen në pozicione që mund të cilësohen provokuese”, u shpreh Patrizia Mirigliani.

22 vjeçarja Bellotto, me përmasa 85-65-90, është shfaqur në filmin “Non smettere di sognare”.

a.y/NOA

KOMENTE