English

Montolivo largohet nga planet e Milanit

Milano, 20 Gusht NOA - Frenim i Milanit në drejtim të Montolivos.

Ka qenë vetë drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës Corvino që ka mbyllur çdo portë të mundshme.

“Në rast se do të shitet diçka e tillë do të ndodhë jashtë Italisë, në të kundërt do të qëndrojë këtu”.

Galliani megjithatë vazhdon në rrugën e tij dhe për këtë arsye është parë në një takim me agjentin e lojtarit, Giovanni Branchini.

Megjithatë dy skuadrat janë larg: dhjetë milionë kërkesa e Fiores, shkëmbim me gjysmën e kartonit të Paloschi dhe Strasser oferta milaniste.

Momentalisht mund të themi se Aquilani kthehet sërish në dëshirat kryesore të ekipit kuq e zi.

r.b/NOA

KOMENTE