English

Shkodër, zjarr masiv pranë antenave të Taraboshit

Shkodër, 20 gusht 2011, NOA- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën e antenave të televizionit dhe të telefonive celulare në Tarabosh të Shkodrës.

Mësohet se të bllokuar nga zjarri kanë mbetur edhe punëtorët e mirëmbajtjes së antenave të cilët janë rrethuar nga zjarri.

Zjarri ka filluar rreth dy orë më parë në zonën e Shirokës por si rrjedhojë e erës ai ka përparuar duke mbërritur tek antenat e Taraboshit.

Sakaq forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit por si rrjedhojë e relievit të thyer, shuarja e tyre po vështirësohet së tepërmi teksa era punon kundër tyre.

a.y/NOA

KOMENTE