Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arian Çani rikthehet me “Zonë e Lirë” në TV Klan
English

Arian Çani rikthehet me “Zonë e Lirë” në TV Klan

Duke nisur nga e premtja 16 shtator, “Zonë e Lirë”, rikthehet në Tv Klan. Gazetari Arian Çani ka rikthyer kështu bashkëpunimin me Televizionin Kombëtar Klan.

Që nga e premtja e tretë e shtatorit, kur nis sezoni i ri i “Zonë e Lirë”, Arian Çani ju fton në shoqërinë e talk show-t më argëtues në vend, raporton gazeta “Koha Jonë”.

Me të ftuar të shumtë pritet të nisë puntata e 304-t e talk show “Zonë e Lirë”, tani e tutje vetëm në Tv Klan.

Me shoqërinë e Arian Çanit, regjinë e përhershme të Ledios dhe sfondin muzikor të Dj Çerrit, shikuesit e Tv Klan në këtë tetëvjetor që sapo mbushi “Zonë e Lirë”, do të mund të shijojnë programin aq shumë të simpatizuar nga ju, duke parë një format që ashtu si ka emrin, ashtu dhe në të vërtetë është, i lirë, për të thënë gjithçka, pa censurë.

“Zonë e Lirë” hyn në vitin e nëntë të transmetimit, që nga sezonet e para kur ai ndiqej përmes televizionit kombëtar Arbëria.

Më tej, “Zonë e Lirë” shkoi në televizionin kombëtar Klan për disa vjet dhe për tre sezone të tjera u ndoq në kanalin Vizion Plus.

KOMENTE