English

Elefanti inteligjent që ka habitur studiuesit

Uashington, 22 Gusht NOA - Ata të cilët ende besojnë se kafshët nuk janë inteligjentë por vetëm instiktivë, duhet të ndryshojnë mendim kur të shohin këtë elefant 7 vjeçar të ftuar në Kopshtin Zoologjik Ndërkombëtar Smithsonian në Uashington.

Kandula, emri i tij, ka habitur të gjithë me krijimin e një shkalle të vogël, ecila i lehtësoi punën kafshës për të arritur ushqimin.

Sipas studiuesve, Kandula ka treguar se është në gjendje të japë zgjidhje problemeve të shumta.

Një revolucion i vërtetë përstudiuesit e kafshëve që, në revistën Plos One, shkruajnë: “Nëse mënyra e veprimit të Kandula do të ishte intuitive atëherë do të kishim të bënim me një pikë të madhe diskutimi. Edhe pse proceset specifike njohëse të kësaj sjellje mbeten të panjohura për momentin, ky studim tregon se elefantët janë të aftë të zgjidhin probleme”.

r.b/NOA

KOMENTE