English

Sharapova fiton trofeun e tenisit në Cincinnati

Cincinati, 22 gusht 2011, NOA – Tenistja ruse Maria Sharapova fitoi turneun Wta në Cincinnati të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke mundur në finale serben Jelena Jankoviç.

24-vjeçarja Sharapova fitoi ndaj Jankoviç në tre sete përkatësisht 4-6, 7-6 (7/3), 6-3.

Për rusen Sharapova titulli në Cincinnati është i dyti për këtë sezon pas atij që fitoi në Romë.

mit/NOA

KOMENTE