Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Në Monako njerëzit jetojnë më gjatë se kudo, 89.7 vjet
English

Studimi: Në Monako njerëzit jetojnë më gjatë se kudo, 89.7 vjet

Monako, 22 gusht, NOA - Banorët e Monakos mund të mburren me të drejtë për jetëgjatësinë e tyre, pasi ajo është më e larta në botë. Konkretisht, ajo është 89.73 vjet, ose pesë vjet më shumë se ajo e njerëzve që jetojnë në Macau, vend ky i cili renditet i dyti në listë me një shifër prej në 84.41 vjetësh.

Të dhënat janë publikuar nga “CIA World Factbook”, sipas të cilit, mesatarja botërore e jetëgjatësisë është 67.07 vjet.

Ndërkaq, në listën e 220 vendeve të botës, mësohet se ka dhe tre shtete të tjera evropiane në mesin e dhjetë vendeve me jetëgjatësi më të lartë se të tjerët.

Ata janë përkatësisht San Marino (83.01 vjeç), e cila renditet e treta; e ndjekur nga Andorra (82.43 vjeç) dhe Italia (81.77 vjeç), e cila zë vendin e 8-të.

Ndërsa sa u përket vendeve të Ballkanit, Bullgaria renditet e 114-ta me një jetëgjatësi mesatare prej 73.59 vitesh dhe Greqia 79.92 vjetësh, e cila renditet në vendin e 30-të, por edhe Turqia me 72.5 vjet jetëgjatësi, duke e renditur e 125-ta në listë.

Ndërsa në fund të listës renditen vende të Afrikës, si Somalia, Çadi, Afrika e Jugut etj.

Angora zë vendin e fundit me një mesatare prej 38.76 vjetësh, shumë prapa me Afganistanin (45.02 vjet).

Sa u përket shteteve të mëdha të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen të 49-at në listë pasi ka një jetëgjatësi mesatare prej 78.37 vjetësh, ndërsa Rusia është në vendin e 159-të me 66.29 vjet jetëgjatësi.

Raporti në fjalë, citon se një total prej 29 vendesh e kanë jetëgjatësinë e popullatës së tyre mesatare me mbi 80 vite, ndërsa 8 vende e kanë këtë tregues nën 50 vjet. Angola, e cili është një vend që ende po shërohet nga një luftë 27-vjeçare civile që përfundoi në vitin 2002, e ka më të lartë normën e vdekshmërisë, me 23.4 vdekje në vit për çdo 1000 persona.

n.e/NOA

KOMENTE