English

Bie zjarr në afërsi të Lezhës, banorët frikë për banesat

Lezhë, 23 gusht 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një zjarr i madh ka përfshirë malin e Balldrenit në afërsi të qytetit të Lezhës, çka ka bërë që prej tij të vihen në rrezik banesat përreth.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se zjarri është shtrirë në rrëzë të malit çka ka vënë alarmin në radhët e banorëve, prej frikës së mos përfshihen nga flakët edhe banesat e tyre.

Për shkak të terrenit të thyer dhe erës e cila ndihmon në përhapjen e flakëve po vështirësohet shuarja e tyre, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje.

Mësohet se zjarri ka djegur një pjesë të madhe të pyllit dhe se shpejtësia e përhapjes së tij nga momenti në moment përfshin zona të tëra.

a.y/NOA

KOMENTE